Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G

Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G

Gjigantët e telefonisë celulare, Vodafone dhe Nokia po përgatiten për të ngritur një rrjet telefonik 4G në Hënë brenda vitit 2019 dhe ky rrjet t’u lejojë dy pajisjeve lëvizëse në sipërfaqen e satelitit të planetit tonë, të transmetojnë video dhe ta kthejnë atë në një stacion bazë në Tokë.

“Ne kemi dërguar dy anije në sipërfaqen hënore dhe po mbledhim shumë të dhëna shkencore, video HD dhe fotografi. Problemi është se nuk mund ta dërgojmë këtë sasi materiali drejtpërdrejt nga anijet në Tokë, pasi kërkon shumë energji. Kështu që, duke përdorur rrjetin 4G në Hënë, ne mundemi ta sjellim atë në planetin tonë, pasi ka shumë energji të disponueshme për ta bërë këtë. Aktualisht ne mundemi që të bëjmë ‘stream’ disa video HD në kohë reale nga Hëna”, thotë Kate Arkless Gray, shkencëtare e PTS-së, përcjell Telegrafi.

Por, a mundet Hëna të sigurojë mbulim me 4G, përpara se një gjë e tillë të ndodhë me pjesë të caktuara të Britanisë së Madhe?

“Shikoni, unë jam e njëanshme, sepse punoj për një kompani të hapësirës, por kemi shumë gjëra që po i përdorim çdo ditë në Tokë, që pikë së pari janë zhvilluar për t’u përdorur në hapësirë. Për shembull, kamera në telefonin tuaj celular përdor një sensor, që fillimisht është prodhuar dhe projektuar për një mision në hapësirë. Kështu që, ju kurrë nuk do ta dini se sa gjëra të mrekullueshme mundemi të mësojmë duke përmbushur këto misione të pabesueshme, siç është ky yni në Hënë”, tha më tej ajo.

Previous Samsung prezanton Galaxy S9 me një kamerë të fuqishme
Next Do t’jua përgjysmojë peshën: Pija më e fuqishme për eliminimin e dhjamit ndikon për shtatë ditë!

About author

You might also like

Neptun me ofertë super festive – Lirime të mëdha dhe deri në 48 këste pa interes në të gjithë produktet në happy çmime!

HAPPY WEEK aksion në Neptun me lirime të mëdha festive dhe deri në 48 këste Pa interes në TË GJITHË produktet në happy çmime! Në 24-31 dhjetor, deri në 48

Technology 0 Comments

Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus vijnë me mbushësin e ri pa tela

Është folur për shumë specifika për pajisjet e reja të Samsung, përkatësisht modelet S9 dhe S9+ dhe tani kemi disa informata më shumë në lidhje me dy modelet e reja

Maqedoni 0 Comments

Best Buy aksion në Neptun! Produktet më të shitura për vitin 2018 tani me super çmime dhe lirime të mëdha!

Best Buy aksion në Neptun! Produktet më të shitura për vitin 2018 tani me super çmime dhe lirime të mëdha!   Best Buy aksion në Neptun, produktet më të shitura

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply