Hiqet përmendorja e Lekës së madh nga aeroporti “Shkupi”

Pas ndryshimit të emrit të aeroportit, si edhe heqjes së shkronjave, nga aeroporti që tashmë njihet si “Shkupi”, është hequr edhe përmendorja e Lekës së madh.

Paraprakisht, edhe autostrada “Leka i madh” u emërua në Autostrada “Miqësia”, e gjithë kjo si shenjë pozitive për bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit.Busti i Lekës së madh në aeroport u vendos në vitin 2011.