Propozimi që Ajdari të jetë gjykatësi i ri kushtetues në komision kuvendor

Naser Ajdari, avokat shtetëror në seancën e Komisionit të sotëm kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pritet të propozohet gjykatës i ri kushtetues.

Në Gjykatën Kushtetuese është zbrazur vetëm vendi i Ismail Dardhishtës, pas zgjedhjes së Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadriut në janar të këtij viti.

Në seancë pritet që Angell Solev, ish gjykatës dhe Angelle Ilievski, avokat, të propozohen për anëtarë të rinj të Këshillit për prokurorë publik.

Komisioni duhet të shkarkojë dhe të zgjedhë edhe anëtarë të rinj të  Këshillit për takimet shkencore-kulturore “Dhjetë ditë Republikë e Krushevës” të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” dhe të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “Nëna Terezë”, si dhe anëtarë të komisioneve kuvendore.

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për mbrojtje dhe siguri, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni juridiko-ligjdhënës