Çmimi mund të konsiderohet i arsyeshëm, pasi kemi të bëjmë me një makinë paksa të shëmtuar

Shanset për të pasur një veturë të vetme, janë shumë të vogla, transmeton Telegrafi. Vetëm klientëve me llogari të majme bankare, Ferrari iu mundëson përmes një programi, që t’ju punojë vetëm një model, i cili nuk hyn më në prodhim. Rezultatet e tyre janë të mahnitshme, por jo të gjitha makinat e vetme janë kryevepra.

Vetëm miliarderët kanë mundësi të krijojnë diçka të veçantë, por ja që ka mundësi që edhe ne të vdekshmit të zotërojmë një të tillë. Është vënë një Ferrari në shitje, që nuk ka çmim aq të lartë dhe të papërballueshëm.

Ky është Ferrari 328 GTS Conciso, i prodhuar me 1989 me dizajn nga Michalak, që pritet të shitet në ankand gjatë muajit maj. Ankandi fillon me 100 mijë euro, ndërsa nuk pritet që dikush të ofrojë më shumë se 140 mijë, gjë që nuk është dëgjuar kurrë në botën e modeleve të vetme nga Ferrari.

Arsyeja pse është kaq i lirë, besohet se ka të bëjë me pamjen e shëmtuar. Megjithëse bukuria është subjektive, dukja e kësaj veture është shumë e çuditshme. Prej se është prodhuar, qëndroi mbyllur për katër vite, derisa u prezantua në edicionin e vitit 1993 në Frankfurt Motor Show. Prandaj ka edhe shumë prekje të viteve të 90-ta.

Nën kapak, e ka motorin 3.2-litra V8 që prodhon 270 kuajfuqi. Energjinë e transmeton përmes pesë shpejtësive manuale, ndërsa peshon vetëm 360 kilogramë. Nuk ka kulm dhe i mungojnë dyert, ndërsa për ta vozitur duhet vënë helmetë, gjë që është një përvojë shumë interesante.

 

Previous Rasti “Sopot”: Mbrojtja i kërkon Mijallkovin dhe Jankullovskën si dëshmitarë
Next Zgjidhni problemin me kariesin: Bëni vetë pastën nga vetëm katër përbërës!

About author

You might also like

Automobilizëm 0 Comments

Porsche prezantoi në panairin e veturave në Gjenevë konceptin e modelit Mission E Cross Turismo. Njësia e motorit siguron më shumë se 600 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km në

Automobilizëm 0 Comments

Toyota nuk do të shesë më vetura dizel në Evropë

Drejtori i kompanisë për Evropë, Johan van Zil tha se Toyota nuk do të zhvillojë më teknologjinë dizel, por do të koncentrohet në automjete hibride.Toyota vendimin e vet e bëri

Automobilizëm 0 Comments

Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, është duke i kryer testet e fundit të modelit 718 Cayman GT4. Deri më tani, janë përdorur shtresa të ndryshme kamuflimi, por kësaj radhe është kapur teksa

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply