Athinë, seancë për shqyrtimin e ankesës të dyshes së DSK-së

Athinë, seancë për shqyrtimin e ankesës të dyshes së DSK-së

 Ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, sot kanë ardhur në seancën gjyqësore në Gjykatën Supreme në Athinë, ku do të vendoset për ankesën e tyre për vendimin për ekstradim të gjykatës në Selanik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sipas programit të Gjykatës, së bashku me Grujevskin dhe Boshkovskin sot ka gjykim për edhe 18 raste të tjera.

Seanca e kaluar gjyqësore që u mbajt më 16 shkurt, u shty për shkak të periudhës së shkurtër që e kanë pasur avokatët për shqyrtimin e lëndës dhe pasi nuk ishte siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase.

Gjashtë gjykatësit dhe prokurori, kompetent për shqyrtimin e ankesës në Gjykatën Supreme greke, e dëgjuan elaborimin e avokatëve dhe vendosën që seanca të shtyhet për dy javë, më 2 mars.

Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit, që në fillim kërkuan shtyrje dhe këtë e mbështetën me faktet se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar lëndën dhe për shkak të mungesës së përkthyesit nga gjuha greke në maqedonase dhe anasjelltas.

Gjykatësja konkludoi se nuk kanë pasur mundësi të përgatiten, ndërsa dy avokatët thanë se dëshirojnë që seanca të mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të obligohen se për radhën tjetër do të sigurojnë përkthyes.

Në sallën gjyqësore ishte e pranishme një përkthyese, zyrtarisht e emëruar, por nga gjuha bullgare në gjuhën greke dhe anasjelltas. Tërë kohën derisa ka zgjatur dialogu midis gjykatëses dhe avokatëve ajo ka përkthyer, por nga avokatët u theksua se është e nevojshme të sigurohet përkthyes nga gjuha maqedonase.

Previous “Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk
Next Vetura që i mori jetën doli në shitje, sot protestohet: prokurorët e vrasin Almirin për të dytën herë

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Propozohet shtyrje e zgjedhjeve pa datë të re

Në rend dite të seancës së 101­të të Kuvendit, që spikeri Trajko Veljanoski e konvokoi pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, me procedurë të

Maqedoni 0 Comments

Kocijançiq: Han në Shkup do të takohet me liderët politik

urokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, të enjten në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë. Zëdhënësja e Komisionit

Maqedoni 0 Comments

Pas pesë viteve, lirohet nga burgu Lube Boshkoski

Sot rreth orës 14 është liruar Lube Boshkoski, i cili ka mbajtur burg 5 vjet. Ai është burgosur më 5 qershor të viti 2011 përpara restorantit “Vodenica” për sipas akuzës,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply