“Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

Dy reperët e shumë pëlqyer të skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor që e kanë shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Pasha jetën” dhe padyshim se do të pëlqehet nga fansat e shumtë të dy reperëve.

Ky projekt është realizuar nën drejtimin e Elena Kelmendit dhe Trim Ademit.

Muzikën e ka bërë producenti Cricket, ndërkohë që tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.

Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Avaxus, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

rojekti i përbashkët i Kastriot Rexhës me Kapon ishte paralajmëruar më herët dhe ky lajm ishte pritur shumë mirë nga fansat e tyre.

Dy reperët  kanë bashkëpunuar në të kaluarën në këngën me titull “Asnjoni”. Kënga ishte publikuar në vitin 2012 dhe po ashtu ishte realizuar me videoklip.

https://www.youtube.com/watch?v=6fHbo5nEs8c