Rasti “Sopot”: Mbrojtja i kërkon Mijallkovin dhe Jankullovskën si dëshmitarë

Rasti “Sopot”: Mbrojtja i kërkon Mijallkovin dhe Jankullovskën si dëshmitarë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “Sopoti” në të duhet të prononcohen pesë persona zyrtarë të policisë.

Gjykimi për “Sopotin” për shkak të ndërrimit të këshillit gjyqësor muajin e kaluar filloi nga fillimi.

Gjashtë nga dhjetë të akuzuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në gjykim janë prononcuar se e kuptojnë aktakuzën dhe se qëndrojnë në atë që e kanë thënë në seancat paraprake. Katër të akuzuar do të gjykohen në mungesë, sepse nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi në deklaratë për media tha se nëse lejon Gjykata, si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor ndoshta do të thirren edhe të ish-shefi i Shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot

Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

Previous Moti sot në Maqedoni
Next

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Propozimi që Ajdari të jetë gjykatësi i ri kushtetues në komision kuvendor

Naser Ajdari, avokat shtetëror në seancën e Komisionit të sotëm kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pritet të propozohet gjykatës i ri kushtetues. Në Gjykatën Kushtetuese është zbrazur vetëm

Maqedoni 0 Comments

Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur

Vendkalimi kufitar Evzoni, për shkak të grevës së bujqve grekë ende është i mbyllur për komunikacion, ndërsa vendkalimet Dojran dhe Mexhitli në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë të hapura.

Maqedoni 0 Comments

“Ndal”, protestë në Shkup prej orës 14:00

Këshilli për organizimin e protestës që përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Ilyrikum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra” dje kanë njoftuar se sot protesta do të fillon

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply