Vetura që i mori jetën doli në shitje, sot protestohet: prokurorët e vrasin Almirin për të dytën herë

Vetura që i mori jetën doli në shitje, sot protestohet: prokurorët e vrasin Almirin për të dytën herë

Në faqen e fejsbukit “Drejtësi për Almirin” është paralajmëruar për sot protesta e dytë kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova, Almir Aliu, njofton Portalb.mk.

Protesta mbahet sot, e premte, me fillim prej ora 13:00 para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Derisa në rrjete sociale shpërndahej ngjarja për protestën e sotme, në anën tjetër, personi Boban Iliq ka nxjerrë në shitje “Mercedesin” me të cilin goditi për vdekje Almir Aliun.

Se bëhet fjalë pikërisht për veturën me të cilën u godit Almir Aliu, tregon edhe dokumenti i mëposhtëm ku shkruan se “Mercedes”-i me tabela të regjistrimit KU-0914-AD është vetura me të cilën është goditur Almir Aliu më 25 qershor të 2016-s.

Prokurori Joveski, në lidhje me këtë lëndë, ka deklaruar se vendimi për rikualifikim është marrë përpara se ai të emërohet prokuror, gjegjësisht në kohën kur funksionin e prokurorit skandaloz i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski.

“Lënda gjendet në procedurë përpara Gjykatës Themelore. Përndryshe, përpara se të emërohem prokuror publik, në Prokurorinë e Lartë është bërë rikualifikimi i veprës, megjithatë tani rasti përsëri është në procedurë, gjegjësisht filloi nga e para, dhe do të veprohet sipas ligjit”, deklaroi Joveski.

Previous Athinë, seancë për shqyrtimin e ankesës të dyshes së DSK-së
Next Ndryshime kushtetuese apo marrëveshje ndërkombëtare si garanci për emrin

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së

“Protestat tani janë në pauzë pasi që EVN-së i kemi dhënë afat për 10 ditë që të na jep përgjigje për kërkesat që ia kemi parashtruar. Pas asaj, kur të

Maqedoni 0 Comments

21:45 – Këto janë rezultatet e fundit që KSHZ i ka publikuar (FOTO)

21:45 – KSHZ i ka përditësuar rezultatet prej zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund t’i shihni në formë grafike, njofton Portalb.

Maqedoni 0 Comments

“KH” mbështetë protestën e të burgosurve, kushtet në burgje janë nën standardin e kushteve të jetesës

Lidhur me protestën e sotme të të burgosurve, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) në Maqedoni lëshoi një deklaratë mbi gjendjen aktuale në burgjet në vend dhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply