Mercedesi sjell Smartin e parë elektrik (Foto)

Mercedesi sjell Smartin e parë elektrik (Foto)

Mercedes ka paralajmëruar automobilin e tij të plotë elektrik, i cili do të bartë shenjën EQ, premiera e të cilit pritet në vitin 2020, ndërkohë që njëri model tashmë ka marrë këtë shenjë.

Daimler do të prezantojë Smartin elektrik në të dyja versionet ForTwo dhe ForFour  në panairin e automobilave në Gjenevë, si pjesë e familjes EQ.

Përveç emrit të ri, Smarti elektrik në Gjenevë do të debutojë edhe në edicionin e veçantë NightSky. Megjithatë, risia më e madhe është se Smart EQ do të ketë mbushësin “on-board”, i cili mundëson mbushjen e shpejtë nga 0-80% të kapacitetit për vetëm 40 minuta.

Smart EQ vjen edhe me aplikacionin e mobilit, i cili përdoruesit i mundëson qasje në informacione sikurse janë moti, lokacionet dhe jetëgjatësia e baterisë.

Vetura do të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Çmimi fillestar do të jetë 28.255 euro për Spart EQ ForTwo dhe 31.515 euro për ForTwo Cabrio.

Deri në vitin 2020, çdo njësi Smart do të jetë plotësisht elektrike.

Previous Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show
Next Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

About author

You might also like

Automobilizëm 0 Comments

Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show

Është hapur Geneva Motor Show 2018, që do të jetë i hapur deri më 18 mars Pas përgatitjeve disa mujore dhe lajmeve për makinat që do të prezantohen në të,

Automobilizëm 0 Comments

Porsche prezantoi në panairin e veturave në Gjenevë konceptin e modelit Mission E Cross Turismo. Njësia e motorit siguron më shumë se 600 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km në

Automobilizëm 0 Comments

Geneva Motor Show zakonisht përveç prodhuesve të veturave, sjellë edhe modele ekskluzive nga kompani të mëdha në industrinë e veturave të modifikuara. Pjesë e këtij panairi do të jetë edhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply