Putin, Rohan dhe Erdogan takohen së shpejti

Putin, Rohan dhe Erdogan takohen së shpejti

Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti iranian, Hassani Rohani dhe homologu i tyre turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen për bisedime në muajin prill-shkruhet në faqen “Evropa e lirë”. Përmes një deklarate, Kremlini nuk ka speficikuar datën e saktë të takimit apo vendit se ku do të takohen liderët.

Rusia, Turqia dhe Irani bashkëpunojnë ngushtë në Siri dhe lufta në këtë shtet pritet të dominojë agjendën. Ministria e Jashtme turke po ashtu ka thënë më 6 mars se tre liderët do të takohen në prill, mirëpo zëdhënësi i ministrisë, Hami Aksoy, nuk ka treguar se kur do të mbahet samiti. Zyrtarët turq dhe ata amerikanë pritet të takohen në Uashington më 8 dhe 9 mars. Aksoy ka thënë se Turqia do t’u tregojë zyrtarëve amerikanë se Ankaraja pret që Uashingtoni të marrë hapa konkret për rikthimin e armëve që Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar Njësive për Mbrojten e Popullit (YPG) në Siri. Aksoy po ashtu ka thënë se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do ta vizitojë Moskën më 12-14 mars dhe më pas do të vizitojë Uashingtonin më 19 mars. Ai ka thënë se Cavusoglu planifikon të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë vizitës së tij në SHBA.

Previous Ligji i gjuhëve, një javë afat për marrëveshje politike
Next Haradinaj: Po t’i kishim votat, sot do ta thirrnim seancën për demarkacionin

About author

You might also like

Dy ish-presidentët Bush: Nuk e mbështesim Trumpin

Ish-presidentët George H. W. Bush dhe i biri George W. Bush janë distancuar nga Donald Trump. Në fakt, dy ish-banorët e Shtëpisë së Bardhë e kanë përjashtuar mbështetjen për kandidatin

HWPL shenon 25 majin, me një kampanjë të veçantë

Gjatë muaijt maj të këtij viti rinia ka ecur sëbashku me një qëllim të përbashkët, promovimin e paqes dhe stabilitetit të komuniteteve ndërkombëtare. Me këtë temë nëprmjet bisedave dhe ecjeve

Pas 6 vitesh mosmarrëveshje diplomatike, Izraeli emëron ambasador në Turqi

Izraeli emëroi sot ambasadorin e tij në Turqi, i pari në këtë post prej vitit 2010, duke shënuar në këtë formë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve pas 6 vite

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply