Komuna e Çairit organizon pritje të kampionit Besir Alili, Qyteti i Shkupit ende s’ka vendosur për shpërblimin

Komuna e Çairit organizon pritje të kampionit Besir Alili, Qyteti i Shkupit ende s’ka vendosur për shpërblimin

Komuna e Çairit bashkë me Klubin e Mundjes “Liria” sot do të realizojë pritje solemne të kampionit evropian në mundje, Besir Alili, ndërkaq Qyteti i Shkupit ende s’ka vendosur se a do ta shpërblejë me mjete parash të njëjtin, transmeton Portalb.mk

Pritja solemne do të bëhet sot, 24 qershor 2019, me fillim prej ora 18:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

“Të mirëpresim me dinjitet dhe eufori festive atë që na e zbardhi fytyrën dhe me medaljen e artë në kampionatin evropian në Itali, të gjithëve na bëri të ndjehemi krenar”, njoftuan nga Komuna e Çairit.

Nga ana tjetër, Portalb.mk ka kontaktuar Qytetin e Shkupit për të parë nëse edhe ata do të jenë pjesë e pritjes, por të njëjtit nuk kishin informacione për një gjë të tillë. Të pyetur se a do të ndajë mjete si formë shpërblimi ndaj Besir Alilit, nga atje thanë se ende nuk është vendosur për një gjë të tillë.

“Nesër planifikojmë ta kemi në takim Besir Alilin. Për shpërblim ende nuk kemi vendosur, do të shohim nesër”, tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihi.

Që të ndahen mjete për shpërblim të titujve evropianë, vendimi duhet të kalojë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pasi i njëjti paraprakisht të jetë propozuar nga kryetari, Petre Shilegov. Mbetet të shihet se a do të propozohet ndarje e mjeteve për shpërblim të Alilit, dhe se si do të votojnë këshilltarët e Shkupit.

Përndryshe, në Itali është zhvilluar kampionati evropian në mundje për kadetë, ku mundësi i KM “Liria”Besir Alili rrëmbeu titullin kampion i Evropës në kategorinë deri 48 kg, duke mundur në finalen e madhe armenin Harutyun Hovhannisyan.

 

Ndryshe, kohë më parë Qyteti i Shkupit për titull të ngjashëm, kampion evropian në hendboll për Klubin e Hendbollit “Vardar”, poashtu privat, pati ndarë rreth 10 milionë denarë. Rreth 2.5 milionë denarë kanë qenë për udhëtim special – “çarter”, 2 milionë për pritjen solemne dhe 6 milionë për shpërblim. Krahas Qytetit të Shkupit, shpërblim për “Vardarin” ka dhënë edhe Agjencia për Rini dhe Sport dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Nga kjo e fundit, dje kryeministri Zoran Zaev ka uruar Alilin vetëm nëpërmjet statusit në rrjetin social “Fejsbuk”.

Previous Java e blerësve të lumtur në "Neptun" - Lirime të mëdha dhe deri në 48 këste pa interes në të gjithë produktet!
Next Lucky Days në Neptun prej 27.06 - 02.07 - Lirimet më të mëdha në gjithë asortimanin

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Nesër pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Pa rrymë nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë. Siç informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, nesër prej orës 9:00 deri

Maqedoni 0 Comments

LD: KSHZ-ja të dorëzojë raport në Kuvend

Lidhja Demokratike i bën thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  që të dorëzojë raport në Kuvend në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, njofton Portalb. Në lidhje me raportin, nga partia propozojnë

Maqedoni 0 Comments

Moti me mjegull në Maqedoni, anulohen disa fluturime

Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply