Ne jemi VATI

Ne jemi VATI

Radio Vati filloi punen me program 18 oresh me 14 Prill 1994, pas vetem dy muajsh programi eksperimental, ndersa tani emiton program te plote 24 oresh nga te cilat 18-20 ore te prodhimit vetanak.

Ne kohen kur filluan te veprojne shume mediume te pavarura, posacerisht per ne te rendesishme ato ne gjuhen shqipe, Radio Vati qe ne start u vecua me punen e cilesise se larte. Edhepse eshte radio lokale, numri i degjuesve eshte shume i madh. Sipas hulumtimeve te kryera nga insitucione te ndryshme nga vendi dhe bota, Radio Vati ka mbi 85 mije degjues ne dite, me potencial qe ky numer edhe me tej te rritet.

I udhehequr nga nje ekip entuziastesh te prire nga gazetare me pervoje, Radio Vati fitoi nje numer te madh degjuesish dhe admirimin e tyre. Te koordinuar mire, me program te larmishem dhe me vullnet te madh per pune, synuam te arrijme sukses dhe kete e realizuam. Ne skemen programore te Radio Vati-t me nje balans te persosur jane te perfshira emisionet informative dhe emisione te specializuara nga sfera te ndryshme perfshire ketu ato kulturore, edukativo-arsimore, ekonomike dhe politike.

Te gjitha keto te kombinuara me tema argetuese dhe muzike te zgjedhur te zhanreve te ndryshme, i kenaqin nevojat dhe deshirat e degjuesve tane pa mare parasysh moshen e tyre. Degjuesve tane iu falenderohemi per besimin e shprehur dhe mbesim me shprese se edhe shume vite me radhe do t’i ndajme se bashku te gjitha sukseset dhe arritjet e medha.