TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2018 (MIA) – Janë konfirmuar prioritetet për investimin prej 45 milion euro në Maqedoni të TAV-it në pajtim me marrëveshjen për koncesion për aeroportet e Maqedonisë, në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me përfaqësues të Grupacionit të TAV-it, menaxherit kryesor, Mustafa San Shener, zëvendësmenaxherit, Alp Er Tunga Ersoj.

Paratë do të investohen në projekte të rëndësishme për qytetarët e shtetit tonë, bëri të ditur pas takimit pres shërbimi qeveritar.

“Bëhet fjalë për investime në kopshte, shkolla, rrjetet kulluese dhe kanalizimit dhe rrugë lokale dhe rajonale, kjo që realisht u nevojitet qytetarëve tanë. Sinqerisht jam i kënaqur që nga ky investim dobi të drejtpërdrejtë do të ndjejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë në takim kryeministri Zaev, i cili prej dje po qëndron për vizitë në Turqi.

Përfaqësuesit e TAV-it kanë theksuar se ka marrëveshje dhe se me kënaqësi do ta realizojnë, njëkohësisht duke shfaqur falënderim për bashkëpunimin e mirë me kryeministrin dhe Qeverinë e re dhe mbështetje në përpjekjet për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Maqedonisë pas takimit me përfaqësuesit e TAV-it e vizituan e Mauzoleun e Mustafa Kemalit Ataturkut, ku vendi kurorë lulesh dhe u nënshkrua në Librin e përkujtimeve.

Vijojnë takimet me kreun e lartë shtetëror në suaza të vizitës zyrtare të kryeministrit Zaev në Republikën e Turqisë.

Zaev do të takohet me nikoqirin e tij, kryeministrin Binali Jëlldërëm, kryetarin e Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Vizita zyrtare e kryeministrit të Maqedonisë në Turqi filloi mbrëmë me fjalimin e mbajtur para përfaqësuesve të TOBB, Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Bursave të Republikës së Turqisë.

Zaev në Turqi është i shoqëruar nga ministri pa portofol i obliguar për Investime të Huaja, Adnan Qahil, deputetët në Kuvendin e RM-së, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski