Presidenti slloven shpreh mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot presidentin slloven Borut Pahor. Haradinaj tha se presidenti e konfirmoi mbështetjen e shtetit slloven.

“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë.Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj.

Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern.