Interi kërkon që ta anulojë klauzolën e Icardit, në plan rritja e pagës së lojtarit

Interi është duke e shikuar mundësinë që ta largojë klauzolën e Mauro Icardit nga kontrata e tij, duke  i rritur rrogën. 

Sulmuesi ka një klauzolë prej 90 milionë euro, që është valide deri në korrik, por shumë klube me në krye Real Madridin do të tentojnë ta marrin në verë.

Si rezultat i kësaj Nerazzurrët janë duke kërkuar një marrëveshje të re me Corriere dello Sportin që shkuan se negociatat kanë filluar.

Ata kërkojnë që ta rrisin pagën e sulmuesit për gati dy milionë euro, nga 4.7 milionë euro në 6.5 milioën euro në sezon.

Si këmbim, Interi kërkon që të largohet klauzola aktuale që lojtari e ka në kontratë.

Por gruaja e Icardit, Wanda, që është edhe agjente e tij ka kërkuar pagë prej 7 milionë euro dhe rritje të klauzolës nga 150 deri në 20 milionë euro.

Duke llogaritur edhe bonuset dhe detajet e tjera, Interit do t’i duhet të paguajë 8 milionë euro në sezon. /Telegrafi